Kategoria Superiore po shkon drejt mbylljes së sezonit dhe ende ka enigma për fatet e tij, duke nisur që nga lufta për titullin kampion.
Në ‘pole position’ janë Teuta dhe Vllaznia, edhe pse matematikisht në lojë janë edhe Partizani e Laçi. Detyrën më të vështirë do ta ketë pikërisht Vllaznia që në Loro Borici të Shkodrës do të presë Laçin. trajneri Brdaric theksoi se edhe kjo ndaj kurbinasve është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe se skuadra e tij do të bëjë në fund llogaritë e titullit
“Jemi në fundin e kampionatit dhe po e marrim këtë ndeshje si gjithë sfidat e tjetra. Në çdo sfidë hyjmë për të marrë maksimumin tonë. Jemi të fokusuar dhe do të mundohemi të bëjmë lojën tonë për të marrë sërish rezultat. përsa i përket titullit. Është një betejë në çdo fushë të superiores, por ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen tonë dhe të luajmë për fitore.Kur të mbarojë sfida do të shohim rezultatin dhe do të bëjmë llogaritë e sezonit”, thotë Thomas Brdaric.
Vllaznia është në pikë të barabarta me Teutën me këtë të fundit që do të luajë ndaj apolonisë skuadër që ka rënë nga kategoria, por skuadra e Edi Martinit do të ketë sytë edhe nga Vllaznia, gjë që e pranoi vetë trajneri shkodran
Ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore do të luhen në orën 17:00 të kësaj të mërkure dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel