E keni menduar ndonjëherë se si mund të jetë një picë e pjekur në llavën e një vullkani?

Kuzhinieri David Garcia, mendoi të krijonte një përvojë të re duke pjekur picën nga lava e vullkanit Pacaya në Guatemala, që filloi të shpërthente në muajin shkurt.

Sipas medias së huaj, Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemala dhe gjendet në jug, rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, Guatemala City.

Vullkani ishte i fjetur për rreth 70 vjet përpara një shpërthimi të madh në vitin 1961. Që atëherë, rajoni ka përjetuar shpërthime të rregullta si dhe aktivitet vullkanik.

Gjatë shpërthimeve të këtij viti, Pacaya e ka liruar hirin deri në 500 metra nga krateri i saj, i vendosur 2.5 kilometra në jug-perëndim të konit.

Aktiviteti ka prodhuar një rrjedhë lave prej 2.2 kilometrave të gjatë në krahun perëndimor të vullkanit.

Është pikërisht kjo rrjedhë e lavës që David Garcia e ka kthyer në kuzhinën e tij të jashtme.

Pas disa eksperimenteve të gatimit David tani ofron një përvojë unike të ngrënies për vizitorët të cilët dëshirojnë të shijojnë picën e tij të pjekur nga lava.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA