“Ishte më i bukuri i shkollës!”/ Shihni si ka qenë ‘i keqi’ i Italisë para se të bëhej i famshëm dhe të fitonte Eurovizionin (FOTOT)

25/05/2021 14:44

Thonjtë e zinj, flokët e gjatë, tatuazhet, akuzat për drogë, por me sa duket të  pabazuara, identifikuan David Damiano këngëtari i grupit italian që fitoi Eurovizionin.

Damiano pushtoi mediat ndërkombëtare ndërsa u aludua se ishte edhe përdorues i drogës, pasi në një video,e  cila u bë virale thuhej se ai kishte thithur kokainë në tavolinën ku ishin akomoduar në skenën e Eurovizionit.

Por përgjigja ishte e menjëhershme nga rokeri 22-vjeçar, i cili tha se ishte i gatshëm t’i ushtrohej testit të drogës. Pasi kreu testin ai doli i pastër dhe të gjitha akuzat u hodhën poshtë.

Por kush është David Damiano, djali “i keq” nga Italia?

Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë se David Damiano ishte një djalë i bukur dhe serioz me flokë të shkurtër.  Mediet e huaja shkruajnë se në shkollë ai ka qenë një djalë i matur dhe serioz.

Damiano David  bëri debutimin e tij televiziv, kur ai ishte vetëm 18 vjeç me grupin e tij në X Factor, që bëri shumë përshtypje të publiku dhe arriti të merrte vendin e dytë.

Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë, ditë në të cilën ka lindur edhe  David Bowie dhe Elvis Presley. Ai ka një dobësi të madhe që është nëna dhe vëllai i tij. Ndërsa për babanë e tij nuk dihet asgjë, pasi ka vendosur që ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes së medieve.

Sa i përket orientimit të tij seksual për një kohë të gjatë qarkullonin fjalë se këngëtari italian ishte homoseksual. Por përmes rrjeteve sociale ai zbuloi se ka qenë në një lidhje me Giorgia Solari për katër vjet dhe tashmë janë të fejuar.

Ai tha se ata kanë qenë së bashku që nga viti 2017, por thjeshtë zgjodhën ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel