Blerimi bën deklaratën e papritur për Shqipen: Na duket sikur njihemi prej vitesh, kemi simpati të madhe

25/05/2021 15:41

Ndonëse hyri me qëllimin për të gjetur shpirtin binjak, Blerimi doli beqar nga programi Për’Puthen.

Ai pati disa takime me Antonelën, po nuk dolën çift sepse pati një krisje të madhe mes tyre kur Atdheu u bë pjesë e programit. Këtë e ka komentuar në emisionin “Shqipëria Live” duke treguar se Antonela kishte shumë intriga, por do të mbeten sërish miq.

“Intriga dhe sinqeriteti nuk përputheshin dot. Dhe e pamë në fund se pësoi “tradhti” nga ai që e ftoi dhe e pa që ishte gabim. Flisnin se çfarë duhet të thonin. Unë mendoj që mua më besojnë shumë dhe nuk është çështja këtu, por ne nuk arritëm dot të bëheshim bashkë për fajin e saj, jo për fajin tim. Antonela hasi me një karakter të fortë të mashkullit, e them pa modesti, sepse pretendojmë që femrave t’i japim të drejta të mëdha, atëherë që një femër që ka të drejtë për gjithçka, nuk ka pse të shkelë mashkullin.

Unë kam refuzuar takimet me Antonelën. Ajo bëri takime degraduese. Unë mendoj që i kam pëlqyer Antonelës dhe mamit të saj se më ka thënë ajo. Ne dhe kur ziheshim, i kam thënë që po të kursej për hir të mamit tënd. Unë me sa duket i kisha më mirë me “vjehrrën” se me nusen. Me Antonelën mund të pimë një kafe si miq dhe vetëm kaq. Me Shqipen më ka pëlqyer dhe do të dilja”, tha Blerimi.

Ndër të tjera, ai bëri deklaratën e papritur për Shqipen, një nga ish konkurrentet e programit duke thënë se i duket sikur e njeh prej vitesh dhe ka shumë simpati për të.

“Mbrëmë e kam takuar për herë të parë live dhe na dukej sikur njiheshim prej vitesh. Kemi një simpati të madhe ndaj njëri-tjetrin prej karakterit. Për dukjen nuk e di, më pëlqen dhe si pamje Shqipja”, tha Blerimi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA