Batsheba Evërdini, një vajzë e pavarur dhe çapkëne, shkon në Uedhërbëri për të drejtuar fermën më të madhe në zonë.
Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm.
Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të gjithë komunitetit.
Një roman pasionant dhe i ëmbël, “Larg turmës së cmendur” gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.
Të dhëna për librin
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Botimet Living
Përkthyesi Diana Culi
Top Channel