Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symods, në korrik të vitit 2022.

Nuk dihet se ku ata do të kremtojnë ceremoninë e tyre. Sidoqoftë, rezidenca e kryeministrit në Buckinghamshire është e informuar për të organizuar dasmën. Një tjetër vend i mundshëm thuhet të jetë edhe Port Lympne në Kent.

Gjithashtu ishte raportuar më parë se dyshja mund të martoheshin në Itali, ku Symonds ka të afërm.

Sidoqoftë, një burim i tha The Sun: “Vendndodhja do të mbetej e fshehtë, por ftesat e dasmës ishin për të shtunën 30 korrik”.

Johnson, 55 vjeç dhe Symonds, 33 vjeçe, ishin çifti i parë i pamartuar që jetuan në Downing Street, duke u zhvendosur atje në korrik 2019 dhe thuhet se ai i propozoi për pushime në ishullin Karaibe.

Fejesa e tyre dhe lajmi se Symonds ishte shtatzënë u njoftua në shkurt të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj, Johnson ishte divorcuar zyrtarisht nga gruaja e tij e mëparshme, Marina Wheeler me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Johnson më parë po ashtu ishte i martuar me Allegra Mostyn-Owen.

Djali i Symonds dhe Johnson, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në prill të vitit 2020. 

Kjo do të jetë martesa e tretë e Johnson, ndërsa për Carrie e para.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA