U rendit në vendin e 21, reagon Anxhela Peristeri: Çdo gjë politike, atë që doja e mora pa kursim

23/05/2021 13:38

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka reaguar pak orës pas natës finale ku fituese u shpall Italia, e favorizuar nga pikët e publikut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja u bën të ditur fansave se nuk është mërzitur, duke nënvizuar se është ndjesia më e bukur që ka përjetuar në karrierën e saj.

Anxhela shprehet se rezultati nuk e ka ndikuar aspak, pasi thekson se çdo gjë është politike. Ajo shkruan se nga ky spektakël mori pa kursim atë që donte, dashurinë e publikut.

‘Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi.Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua’- shkruan Anxhela.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel