Pogradeci po bëhet gati për një sezon veror me më pak pandemi dhe më shumë turizëm.
Pasi verën e kaluar, ky qytet mundi të presë shumë pak pushues, këtë vit po përpiqet të shfrytëzojë të gjitha potencialet për të tërhequr sa më shumë turistë vendas apo të huaj. Kalendari 100 ditë verë, ne Pogradec, do të beje të mundur që çdo dite të ketë një aktivitet artistik kulturor apo sportiv.
Vera duket optimiste për qytetin liqenor, ku rezervimet kanë nisur. Jo vetëm pushues nga qytetet e ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova apo vendet nordike kanë prenotuar disa ditë pushimesh në Pogradec.
Ulja e shifrave të infektimeve në vend, i hap rrugën kapërcimit të një sfide tjetër që është ekonomia dhe turizmi duket se është shpresa kryesore për lokalitete dhe jo vetëm.
Top Channel