Familja Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, reagon Armina Mevlani: Për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë!

22/05/2021 13:43

Ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA. Të gjithë familjes Berisha i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendimi i DASH nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanin.

Ajo ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë vendim. Teksa kishte nisur një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale, vendosi t’i përgjigjej një mesazhi në të cilin shkruhej:

“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”.

Blogerja e cilëson këtë vendim si politik, por thekson se gjithçka që i intereson në këto momente është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të Coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkroi Armina.

Kujtojmë se Armina Mevlani ka disa vite që po jeton një histori dashurie me Shkëlzen Berishën dhe në 2018-n ata u fejuan zyrtarisht.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA