“Ajo më tradhtoi me një tjetër”, Giuseppe tregon arsyen e ndarjes me bashkëshorten në takimin me Luljetën (Fotot)

22/05/2021 18:48

Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin  e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”.

Luljeta dhe konkurrenti nga Italia, Giuseppe zhvilluan takimin  e tyre të parë jashtë studios së “Për’Puthen +40”, në liqenin e Artificial të Tiranës. Konkurrenti nga Italia i bëri si dhuratë një buqetë me lule Luljetës.

Biseda e tyre filloi me jetën private, ndërsa ai tregoi arsyen se përse u nda nga bashkëshortja me të cilën ka edhe një djalë.

Giuseppe është shprehur se ai kaloi në depresion pasi e donte shumë atë edhe pse ish-bashkëshortja e tradhtoi.

Luljeta: Pa më trego njëherë për ish-gruan, pse u ndave?

Giuseppe: Ajo ishte e bukur, ka qenë Miss Sardenja por nuk kishte tru. Unë u ndava nga gruaja ime se ajo më tradhtoi. Mbaroi martesa dhe faji është 50% unë e ajo 50% se nuk ka vetëm një fajtor. Unë isha i dashuruar shumë kisha një djalë 3 vjeç e jam rritur pa çunin, ajo donte të dinte se çfarë bëja unë me çfarë merrem, ku shkoja. Atë nuk e merr njeri se nuk e durojnë. Provova të martohesha, por unë e dija se si ishte një grua, unë doja që të kishte respekt për mua, duhen fakte dhe jo fjalë. Kur u ndava e përjetova keq rashë në depresion se e doja shumë.

Luljeta: Llamba do ndizet, se ajo ndizet kur të duam ne.

 

 

 

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA