Emocione të forta dhe të pathëna në këtë puntatë të fundit të “Për’Puthen” rinore.

Ola dhe Murati vendosën të dalin çift nga “Për’Puthen teksa kanë zbuluar edhe plane të tjera për marrëdhënien e tyre jashtë studios.

E pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë çifti e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë sapo Murati të ndryshojë shtëpinë.

Bora: Çfarë ishte kjo puna e 1 qershorit?

Ola: Murati do të ndryshojë shtëpi dhe më ka ftuar në shtëpi për pjesën e bashkëjetesës.

Murati: Unë e kam qef Olën dhe ajo mua dhe pse jo të bëhemi një çift.

Ola tregoi në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më herët. Aty kishte takuar ortaken e tij dhe hallën gjithashtu. Kjo gjë i ka krijuar asaj besim.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA