Shqipëria u kualifikua në finalen e “Eurosong”, Ardit Çuni tregon si reagoi delegacioni jonë: M’u grisën pantallonat nga kërcimi, pati shumë ovacione nga grupi serb

21/05/2021 13:44

Shqipëria, e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u kualifikua në finalen e 22 majit të “Eurosong 2021”.


Ardit Çuni, që është pjesë e delegacionit shqiptar në Roterdam, në funksionin e menaxherit tregon për “Shqipëria live”, emocionet e mbrëmjes dhe përshkroi entuziazmin e të gjithëve kur u thirr emri i Shqipërisë, si i pari vend që kualifikohet nga nata e dytë gjysmëfinale.

Pamë një kamer të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur mbështetjen e Zvicrën nga pas, u ngritën dhe ata në këmbë”. Zvicra përfaqësohet nga këngëtar shqiptar, Gjon, kënga e të cilit është pëlqyer dhe vlerësuar nga juria dhe që po ashtu hyri në finale.

Çuni, madje shton se edhe Serbia iu bashkua festës tonë. “Kemi pasur ovacione të jashtëzakonshme nga delegacioni serb. Ne bëjmë muzikë, të tjerat ia lemë politikanëve”, thotë artisti.

Sipas tij, “mbrëmë kemi parë performancën më të bukur që Anxhela Peristeri ka dhënë”. Ndërkohë, në “Roterdam Ahoy”, vazhdojnë përgatitjet për natën finale të së shtunës, ku Anxhela do të performojë e dyta në radhë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA