Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës tha se pret që kërkesat e Bashkimit Evropian të trajtohen me seriozitet.

“Ne aspirojmë për të qenë shtet i zhvilluar dhe standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyese. Ne nuk duhet ta shohim nga distanca integrimin evropian përkundrazi duhet ta shohim si mundësi për tu zhvilluar. Pronësia e reformave mbetën te ne”, pohoi ai.

Kurti shtoi më tej se “Përmbushja e shumë kritereve varet nga vullneti dhe përkushtimi ynë. Një nga përfitimet direkte me BE-në është pasqyrimi i punës që na bëhet nga BE-ja. Pra do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete. Për këtë qëllim agjenda e integrimit duhet të jetë e mëshiruar”.

Kryeministri ka thënë se Këshilli Ministror për Integrimin Evropian është themeluar si strukturë koordinuese ndërinstitucionale, që do të shërbejë si forum për të diskutuar për reforma të rëndësishme që kërkojnë qasje dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi tha se në agjendën evropiane janë rreth 15 prioritete.

“Marrëveshja e Stabilizim Asocimit tregon hapat që duhet marrë pala kosovare për të forcuar ekonominë funksionale që bazohet në tregun e lirë. Në agjendën e reformave evropiane era 2, janë tri shtylla, ku përfshihet qeverisja e mirë, reforma në administratën publike, reforma zgjedhore, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri theksoi se për të gjitha këto prioritete janë afatet kohore për përmbushjen e tyre. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA