Sot ishte puntata e fundit për “Për’Puthen” rinore, ku u morën përgjigjet përfundimtare për të gjitha ato ngjarje që mbetën pezull!

Emocione të forta u ndjenë në studio, teksa dyshja Ola dhe Murati vendosën të dalin çift nga emisioni.

Për të dy është një hap i madh në jetën e tyre, por e rëndësishme është që ndihen të lumtur dhe ‘të përputhur’, fundja, ky është qëllimi i këtij emisioni kaq të veçantë dashurie.

Pasi i rrëmben zemrën, Murati i thotë Olës të bëjë valixhen gati, pasi do të shkojnë në Turqi për tu njohur me familjen e tij.

Murati: Unë i kam bërë deklaratat për ty dhe ti i ke bërë për mua, unë mendoj që të dalim si çift dhe të vazhdojmë edhe jashtë. Kam besim për këtë, kam pëlqim shumë të fortë për ty.

Ola: E kam parë dhe e ndjej. Është një hap shumë i madh pjesa që po bëjmë ne tani, sepse ne momentin që më propozon që të njihemi jashtë unë dua sigurinë tënde të plotë që të mos kemi keqkuptime dhe trazira.

Murati: Jam shumë i sigurt që do jemi një çift bashkë.

Ola: Është përputhja prandaj jemi këtu. Jam shumë e lumtur që kam marrë këtë rrugëtim me ty. Ti i dhe kuptim.

Murati: E kam ndjerë vet që nuk ke qef të dalësh me të gjithë çunat. Po shof që ke një pëlqim për mua dhe pse jo të vazhdojmë jashtë.

Ola: E vetmja gjë që kërkoj është siguria.

Murati: Muajin tjetër bëj valixhen gati do ikim në Turqi të takosh edhe familjen.

Ola: Në 1 qershor e di vet ti.

Murati: A je gati të dalim si çift?

Ola: Ëhë…

Murati: Bora ne jemi gati…

FOTO GALERI
2/9

Top Channel