“Nuk jeton dot pa mua”/ Antonela i përgjigjet ashpër Sindit: Ka ardhur koha të kryesh marrëdhënie (FOTO)

21/05/2021 17:21

Edhe pse tashmë nuk janë më pjesë e emisionit të dyja, Sindi Loci iu kthye keq Antonelës, pasi kjo e fundit e ironizoi gjatë takimit që bëri me Gelianin ditën e djeshme, përpara se të largohej përfundimisht nga emisioni “Për’Puthen”.

Geljani zbuloi në takim se Sindi i ka kërkuar që të dalin çift nga programi, por ai kishte zgjedhur që të mos e tregonte këtë gjë. Të dy filluan të reagonin me tone tallëse për “rrëmbimin e puthjes”.

Ndonëse Sindi nuk është më pjesë e emisionit, asaj nuk i ka shpëtuar kjo bisedë. Pas emisionit ajo ka hedhur thumba për Antonelën përmes një postimi në Instagram.

Sindi ka kujtuar historinë kur Antonela akuzoi Atdheun se e kishte puthur me zor dhe më pas e mohoi këtë gjë e u bashkua sërish me djalin nga Kosova.

“Per shpirt t’babs Bora mka puth me zor Maniaku. 3 jave me vone: Jo se mke puth me zor, na jena binjak e kam dasht edhe un puthjen… Un vdes per Mevlon edhe do luftoj der nfund. 1 jave me von: Je nonekzistent per mu Mfal kush je ti? O 7 n13 me komen fiks katerdhet e pes, Stu nda shpirti nga Sindi se sa ke taken ke IQ… U bashkove edhe ti klanit qe nuk jeton dot pa Cinderellen?! * Però attenzione Jo me mu!”, shkroi Sindi.

Por as përgjigja e Antonelës për të nuk ka vonuar. Ajo i ka rikujtuar Sindit deklaratën e saj për virgjërinë dhe shprehet se është ajo që do të marrë vëmendje në realitet.

“Alo ju flet Shkodra majta marrsha! Meqë nuk të piu ujë virgjëria, Bukureshti dhe ofendimet që me demek të prekën tan fisin, po kërkon vëmendje nga unë?! Nuk asht faj jem maj zemër që më përcollën si DIVA, e si kërrciti njeriu për largimin tat që e kishe ëndërruar si “Cinderella” deri n’dymllet, po filmi jot ishte pas dymlletës. Unë jam vetja ashtu me luhatjet e humorit, e nuk m’instrukton njeri, por Zilia asht smunje, T’KALUME! Na se edhe tag po te baj se telefonates nuk ju pergjigje @_cindyloci_

-“Pershendetje une jam Sindi, jam e virgjer me jepni nje medalje” 5min later: -“Shiko se nuk dua te ma permendi njeri virgjerine sepse jam shume me shume se nje vajze e virgjer” 5min later: -“ Sjam si ti qe shitem per nje kafe” Sindi, po e ul veten te perdor armet me te uleta sic ben ti zakonisht, po mendoj se ka ardh koha te besh seks, kshu kuron frustrimin mendor dhe emocional”, shkruan Antonela.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA