Ftesë në 5/ Njihuni me “gorillën shqiptare”, luftëtari që rreh më shumë sesa e rrahin në ring! (FOTO)

21/05/2021 17:43

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Leni Rufati dhe e dashura gjysmë shqiptare, të dy “luftëtarë” në ndeshjet e MMA.

I njohur për të gjithë si “Lenny The Gorilla”, ai tregoi se këtë emër ia kanë vendosur fillimisht shokët.

“Një shok që erdhi për të më parë, më vendosi këtë nofkë. Unë jam shumë agresiv, jo vetëm brenda ringut por edhe në fjalor”, u shpreh ai.

I pyetur nga Bieta, Leni tregoi se ka pësuar disa dëmtime në sy dhe është detyruar të operojë veshët dhe hundën. Sa i përket bilancit të ndeshjeve, ai tha me krenari se më shumë ka fituar sesa ka humbur.

Ndër të tjera Leni dhe Laura treguan se e vizitojnë shpesh Përmetin, qytetin e origjinës së Laurës. Ushqimi i tyre i preferuar në Përmet është mishi i qengjit, ndërkohë që i adhurojnë edhe llixhat e famshme të qytetit.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA