Blerimi dhe Antonela kanë zhvilluar një takim 4 minutësh për të folur në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Blerimi ia ka thënë troç se Antonela prishi gjithçka duke dalë me Atdheun. Ai tha se me një veprim tjetër do të ishin ndryshe, megjithatë tha se ka për ta marrë malli për Antonela.

Blerimi: Besoj se edhe ti je bindur që ke prishur gjithçka. Ajo që na ndryshon është karakteri dhe i imi nuk pranonte një qasje të tillë tënden ndaj një mashkulli tjetër. Me apo pa të drejtë vendosa ta ndërpresim këtë gjë dhe më erdhi keq. Në momentin që fillove me takime të tilla, veprova.

Antonela: Edhe pse nuk flisnim e nuk takoheshim, nuk do të doja që të kishim ato ofendime se lënë shumë shenja ato vërtetë.

Blerimi: Edhe unë kam pasur propozime pa gënjyer as 1% që dil dhe bëje kështu, por nuk jam i tillë se ne dhe kur jemi zënë në skenë, ka qenë për çështje që jam acaruar shumë dhe ka shumë njerëz që thonë, këta që zihen kaq shumë kanë dicka mes vete se nuk mund të zihesh me njerëz që nuk i pëlqen fare. Më vjen keq që ka ndodhur kështu. Me një veprim tjetër, do ishim ndryshe sot. Do më vinte mirë që t’i vlerësonte gjërat në momentin e duhur. Ka për të na marrë malli, sidomos mua.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA