Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmë finalen e dytë në “Eurovision”.
Ajo ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.
Anxhela kishte veshur një fustan të shkurtër me të cilin duket se shkëlqente ndërsa i gjithë publiku që e mbështet u emocionua.
“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit, në përfundim të shfaqjes ndërsa pritet për tu parë nëse Shqipëria do të kualifikohet në finale.
Ndër Shtetet që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë janë Bullgaria, Estonia, Finlanda ,Greqia, Lituania Anglia e të tjera.
Top Channel