Ledjana është rikthyer në program dhe Mevlani ka komentuar për akuzat ndaj saj se ka lidhje jashtë programit.

Sipas tij, për aq kohë sa nuk ka asgjë që vërtetohet, hipotezat dhe iluzionet në kokën e njerëzve të tjerë le të vazhdojnë, por ai nuk i jep aspak rëndësi fjalëve që qarkullojnë për Ledjanën.

Mevlani: Hipoteza dhe iluzione në kokë njerëzit mund të bëjnë sa të duan, në momentin që nuk ke diçka përballë teje që mund ta vërtetosh, atëherë nuk mund të tërhiqesh besoj unë, ndoshta gaboj. Nuk mundem t’ia shtoj stresin këtyre hipotezave kundrejt Ledjanës. Unë i anashkaloj, nuk merrem me njerëz që rrinë kafeve dhe nuk kanë çfarë bëjnë gjithë ditën, shoh punën time. Këtë ia kam sugjeruar dhe Ledjanës, të shohë jetën e vet dhe ato gjërat që i interesojnë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel