Shqipe Hysenaj është një nga ish-konkurrentët më të komentuara të “Për’puthen”.

Në çdo moment ajo di se si të marrë gjithë vëmendjen e fansave. E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë në “Instagram”.

“A e ke gjet dashurinë”, e pyet një fans, ku Shqipja përgjigjet: “Jo, por për një moment mendova se isha në rrugën e duhur”.

Dhe pastaj vjen pyetja tjetër që lidhet me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqari. Ata të dy u shfaqen shumë të afërt në super festën që Fationi organizoi me rastin e ditëlindjes, e si pasojë të gjithë nisën që të dyshonin se ishin në një lidhje.

“A je në një lidhje me Fation Kuqarin? Shkoni shumë bashkë”, i shkroi ndjekësi, teksa Shqipja nuk hezitoi t’i përgjigjej. Ajo postoi një foto teksa përqafohej me Kuqarin dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Mmmm…çfarë mendimi ke ti Fation?”.

Fationi e ripostoi foton e Shqipes dhe e shoqëroi me disa emoji duke menduar dhe qeshur./Shqip/

FOTO GALERI
2/5

Top Channel