Një person është arrestuar nga policia greke, si autor i dyshuar i grabitjes së dhunshme të çiftit në Glyka Nera, ku si pasojë humbi jetën edhe një 20-vjeçare.
Mediat fqinje shkruajnë se i arrestuari është një 36-vjeçar, nga Gjeorgjia, i cili ra në pranga në Kopshtet e Evros. Dyshohet se i arrestuari, ka marrë pjesë edhe në grabitjen e çiftit të të moshuarve në Pikërmi në 7 Mars.
Çifti i të moshuarve u torturua dhe u rrahën, ndërsa më pas i grabitën unaza dhe varëset që kishin në qafë dhe sende të tjera me vlerë që mbanin në shtëpi.
Aktualisht policia po kërkon detaje që do t’i hapin rrugën zbulimit të ngjarjes, ndërsa ekzistojnë dyshimet se 36-vjeçari luan një rol të rëndësishëm në rekrutimin e njerëzve që bëjnë grabitje të dhunshme.
Po ashtu autoritet kanë vendosur që piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos do të përballet me të arrestuarin, për të parë nëse do të arrijë ta identifikojë atë.
Kujtojmë se bashkëshorti i viktimës ka mundur që të shohë fytyrën e grabitësit që i mori jetën gruas së tij, pasi kur ai nisi të neutralizonte viktimën kapuçi që kishte mbuluar fytyrën i ra.
Top Channel