Për Bledar Dervishin dhe Elira Kokonën këto grimca humori janë të fundit përpara se në sallë të hyjë gjykata Kushtetuese dhe secili të marrë rolin e juristit kundërshtar .

Takimi i Metës me Ramën në gjykatën kushtetuese u krye mes përfaqësuesve të tyre të cilët mbrojtën fort kompetencat e eprorëve.

Përplasja Meta Rama startoi pas refuzimit të presidentit për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakaj, në riformatim e sipër  të qeverise gjatë 2019 . Kjo  solli kërkesën kryeministrore në gjykatë kushtetuese që kërkon interpretim të ligjit dhe që sipas përfaqësueses së Kryeministrit , me tejkalimin e tagreve nga presidenti Ramës nuk i mbeti asnjë zgjidhje veçse të emëronte veten.

Ky tejkalim sipas Elira Kokonës cënoi parimet e parlamentarizmit, ndërkohë që kërkoi zgjidhje  për një situatë aktuale sipas saj dhe që duhet të sqarohet edhe për të nesërmën.

Por përfaqësuesi i presidentit këmbëngul se mes Metës dhe Ramës nuk ka asnjë konflikt kushtetues në këtë pikë, dhe se kryeministri e dorëzoi këtë padi për peshë politike. Por në të vërtetë, një vendim i gjykatës kushtetuese referuar kësaj padie që synon një president formal  gjatë dekretimeve , do teë paraprijë njëherazi zgjidhjen e konflikteve në të ardhmen mes dy institucioneve që nuk është çudi të ripërsërisin mosmarrveshjet edhe për Rama 3.

Në historinë e parlamentarizmit ky është rasti i parë ku Ilir Meta hap precedencën e refuzimit të dekretimit  të ministrave nga një qeveri, në rastin e parë refuzimi për të dekretuar Sandër Lleshaj ministër të brendshëm dhe në rastin e dytë Gent Cakaj , ministër i jashtëm.

Kokona këmbenguli se presidenti i mëparshem Bujar Nishani nuk u soll si pasuesi dhe e dekretoi Famir Xhafën ministër. Por Dervishaj kujtoi se Meta nuk është presidenti i vetëm që një sjellje dekret kundërshtuese me qeverinë  dhe për këtë  dhe për këtë mes të tjerash  kujtoi refuzimin që mori Berluskoni nga presidenti italian.

Top Channel zbardh debatin në seancë:

RELATORJA e gjykatës Kushtetuese: Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm, duke arsyetuar se ka mungese përvoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër i Jashtëm.
Presidenti ka penguar kryeministrin në ushtrimin e detyrave të tij.

Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit dhe të Kuvendit.

ELIRA KOKONA – Përfaqësuese e qeverisë: përfaqësuese e palës kërkuese, pra Këshillit të Ministrave

KOKONA: Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.
Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin. Presidenti tagër kushtetues për të bërë vlerësim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin.

Pyetje: Sipas jush konsultat mes Presidentit dhe kryeministrit duhen zhvilluar para propozimit për kandidatin  apo gjatë 7 ditëve që është afati kushtetues  ditëve pasi është bërë  propozimit?

Ne jemi të mendimit që Kushtetuta është shumë e qartë si në vendosjen e kompetencës ashtu edhe në vendosjen  e kohës  në të cilën kryhet kjo kompetencë , për këtë arsye çdo lloj vlerësimi, mendimi , komunikimi apo reflektimi  i personit i cili e ka këtë atribut kushtetues në asnjë mënyrë  nuk mund të justifikojë tejkalimin e afatit kushtetues  të përcaktuar.

Pra kur mund të kryhet sipas jush në kuptim të nenit 98? Gjatë atyre 7 ditëve apo para 7 ditëve? Pra konsulta kryhet mbi emrin konkret të propozuar në vlerësimin tuaj, apo bëhet një konsultë paraprake para se të propozohet emri , si e kuptoni nenin 98 ?

Neni 98 i Kushtetutës së Shqipërisë qartësisht nuk nënkupton asnjë hap konsultimi paraprak gjatë post, pre propozimit. Krijohen praktika të konsoliduara për veprime të caktuar mes institucioneve , Kjo nuk mund  që të kthehet në një parametër kushtetues.

Pyetje: Duhet ta kishte Cakaj  apo jo certifikatën e sigurisë si  zv ministër?

Kokona: Në fakt zonja gjyqtare për t’ju përgjigjur kësaj pyetje unë po mundohem t’i drejtohem dijenisë time mbi legjislacionin përkatës. Nuk ka qenë në asnjë moment objekt analize dhe shqyrtimi i nenit 98 , fakti nëse Zoti Cakaj ka qenë ose nuk qenë dhe si është bërë procedura e certifikimit të tij.

Theksoj faktin se jo çdo zv ministër i jashtëm është i përcaktuar për të pasur…

Këtë e kam  të qartë, po flas për detyrën që mbante zoti Cakaj si zv ministër, pra nëse ajo ministri ka 2, 3 apo 4 zv ministra , pikërisht detyrën  e zotit Cakaj , sektorin që ai mbulonte në këtë ministri.

Zoti Cakaj në kryeministri ka qenë këshilltari i kryeministrit. Jo çdo këshilltar i kryeministrit është i  ekspozuar ndaj informacionit sekret apo ndaj atij konfidencial. Insistoj të the jo çdo zv ministër i jashtëm është i ekspozuar ndaj infos së klasifikuar po sekret, se nëse Cakaj gjatë ushtrimit  të detyrave të tij, të atribuuara nga ministri i kohës ka pasur në një nga detyrat e tij edhe  nevojën  për tu pajisur me certifikatë, kjo ka qene atribut vlerësues i ministrisë së Jashtëm , për të cilën nuk jam në gjendje tu jap përgjigje në rastin  konkret , por apriori dhe kuadër të çështjes që jemi , nuk ka dispozita të përcaktuara që Presidenti duhet të verifikojë që DSIK apo ministrat përkatës kur kanë pajisur vartësit e tyre me certifikata sigurie kanë bërë këtë konform ose jo konform ligjit , Ky nuk është vendi dhe as atributi i Presidentit për ta bërë një vlerësim të tillë.

Unë në këtë moment nuk praktikën e zotit Cakaj të pajisjes në atë kohë me certifikatë sigurie sepse është një praktikë që i përket ministrisë së Jashtme  dhe jo kryeministrit.

Ne jemi të mendimit që ashtu siç është shkruara Kushtetuta nuk i jep asnjë mundësi presidentit të ketë opinioni e tij individual në vlerësimin dhe propozimin  e kryeministrit .

Pyetje: Nga pretendimet e subjektit të interesuar del që certifikatat e sigurisë është lëshuar nga DSIK brenda një ditë, tani dua të di a ka praktikë që si lëshohet kjo gjë në raste analoge, bëhet një proces verifikimi apo brenda një ditë?

Kjo gjë ka legjislacionin e vetë specifik që ne nuk e kemi konsultuar në kuadër  të kësaj dosje se jemi marrë vetëm me propozimin e kryeministrit dhe veprimet e Presidentit.

Gjyqtarja kushtetuese Marsida Xhaferllari  pyet palën paditëse që përfaqësohet nga Kokonaa: Si mund te zgjidhet ky konflikt ku palet jane?

Kokona: Ne rastin konkret zgjidhja ka te beje me sqarimin qe konflikteve tilla te mos kryhen ne te ardhmen. Kerkesa jone nuk i perket faktit konkret, por ne teresi. Nuk eshte ceshtje emrash kokrete, as e ministrit konkret por per te rregulluar praktiken konkrete.

Gjykata Kushtetuese: Deri në çfarë mase propozimi është detyrues për presidentin?

Kokona: kushtetuta percakton qarte se menyra si ka caktuar qarte kompetencat, ne rastin konkret neni 98 nuk i japin asnje atribut ndryshe Presidentit vecse të dekretoje propozimin e ardhur nga Kryeministri. Neni nuk i le hapesire presidentit.

Pyetje: përmendet parimin e luajalitet kushtetues , në një situatë ideale ku kryeministri propozon një ministër dhe presidenti e emëron atë , si zbatohet kjo gjë? Nga pikëpamja e procesit nga ana formale dhe në substancë.

Kokona: Luajaliteti i referohet të gjithë autoriteteve pushteteve kushtetuese, të cilat jo patjetër janë të kufizuar drejt dy subjekteve, në rastin konkret luajaliteti mes subjekteve kërkon që asnjëri prej tyre të mos cënohet në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Në rastin konkret neni 98 është shumë i qartë , roli i dekretit të presidenti është vetëm convey , që i jep mundësi pushtetit ekzekutiv të shprehet dhe atij legjisati të vlerësoje dhe miratojë.

Në këto kushte luajaliteti qëndron në rolin që secili ka në këtë treshe, për të mos i kufizuar atributet njëri tjetrit.

Pyetje: Jam shumë dakord me këtë që thatë, por ka një proces nëse po si zhvillohet?

Kokona;Praktika e situatave të ngjashme në raste të tjera ka kërkuar që presidenti të shprehë vullnetin pro ose kundër jo nëpërmjet mos dekretimit dhe as nëpërmjet refuzimittë tij. Praktika e luajalitetit ka kërkuar deri tani që palët në bashkëpunim më njeri tjetrin dhe kur nuk arrijnë të miratojnë , të mos jenë dakord nuk justifkon mos ushtrimin e kompetenca te dy pushteteve të tjera

Debati me përfaqësuesin e Presidentit, Bledar Dervishaj 

Dervishaj: në historikun  ndërveprues , kryeministër Presidnt ka pasur raste të tjera që presidenti nuk ka nxjerrë dekret për emërimin e një ministri , në dijeninë  kryeministrit?

Kokona: Unë nuk kam dijeni.

Dervishi: Ju ndoqa me vëmendje, nëse presidenti do të dekretonte emërimin e një kandidati që nuk plotësonte kriteret , a do ta shkelte kushtetutën i detyruar nga kryeministri?

Kokona: unë jam e mendimit Jo, sepse dekreti i Presidentit nuk është në çmim të zbatimit të  detyrimeve të tjera përv aq kohë sa ai nuk e ka atributin vlerësues.

Në çdo rast Presidenti raportin dhe garancinë kushtetuese  ja kalon Kuvendit ja vë ne dukje , por nuk merr atribute që kuvendit në këtë vlerësim  sepse me këtë logjikë i bie të marrë atribute dhe të organeve të tjera ligjzbatuese jo vetëm të pushteteve.

Dervishaj: rasti i ministrit Lleshaj , mos dekretimi në kohë, dhe shprehja në të njëjtën  mënyrë  e presidentit , pse nuk përbëri konflikt mosmarrëveshje për kryeministrin ?

Kokona: Në atë rast u mendua se ishte një rast i izoluar dhe për aq  kohë sa në një periudhë të shkurtër kohe u krye një veprim tjetër i dha kryeministrit dhe institucionit që ai drejton mendimin që nuk jemi në kushte  e një rasti sporadik po jemi  në kushtet e një sjellje të përsëritshme të mënyrës se si interpretohen kompetencat kushtetuese.

Dervishaj:  Këto zhvillime janë ndjekur me vëmendje nga presidenti , më pas vendi u përfshi në një valë protestash masive, studentë, fermerë biznesmenë, dhe ndërkohë që kjo tezë doli në publik vjen propozimi i kryeministrit për ndryshimin e mbi gjysmën e kabinetit  qeverisës , përfshi këtu dhe  ministrinë e jashtme, propozimet janë të datës 31 dhjetor , janë administruar në Presidencë në dt 4 janar 2019 . Presidenti  menjëherë në zbatim të parimit të luajalitetit kushtetues, ose bashkëpunimit  ka realizuar takim  me kryeministrin , ku i ka kërkuar atij shpjegime shtesë dhe kanë diskutuar mbi propozimet e tij sepse riformatohej kabineti.

Presidenti i ka thënë kryeministrit të rishikonte mundësinë e rishikimit të kandidaturës të Cakaj për shkak të arsyeve që janë përmendur dhe në shkresën e refuzimit , menjëherë pas këtij takimi janë dekretuar ministrat të cilët kishin funksion e deputetit përveç Cakaj, me arsyetimin e dhënë; qëndrimet e tij publike të korrigjimit të kufijve , qasjen e tij me detyrën që ka mbajtur si zv ministër , plus që nuk ishte përgjigjur në kohë formularit të DSIK.  Pas kësaj kjo gjë u realizua brenda një dite.

Presidenti i ka kërkuar Kuvendit nisjen e hetimit parlamentar mbi veprimtarinë e DSIK.

Ne konstatojmë se tashmë mungon konflikti , mungon mosmarrëveshja dhe nuk ka ndonjë çështje për të zgjidhur . Kryeministri pas Presidenti ja bëri me dije gjatë takimit të zhvilluar në 4 janar ashtu dhe zyrtarisht me shkresë , arsyet e mospranimit të emërimit të zotit Cakaj nuk ka ndërmarrë ndonjë kat kundërshtues përkundrejt veprimtarisë vendimmarrëse të kreut të shtetit.

Pasi u njoh me vendimin e Presidenti të datës 10 janar, kryeministri ka ripërcjellë kërkesën për propozimin e shkarkimit të Bushatit dhe gjithashtu atë për tu emëruar vet si ministër i jashtëm . Menjëherë Meta e ka dekretuar shkarkimin e Bushatit në lidhje me këtë sqaroj se presidenti për shkarkimin e zotit Bushati ka shqyrtuar bashkarisht dhe propozimin e parë dhe atë të sjell rishtazi.

Kryeministri ka rikonfirmuar qëndrimin e tij me propozimin e dytë. Meta e dekretoi Ramën edhe në këtë detyrë.  Më pas Rama bëri betimin.

Dua të përmend që nuk pati asnjë reagim shkresor zyrtar përmes të cilit  që shprehen rezerva apo kundërshtime ndaj kreut të shtetit për shkarkimin nga detyra dhe emërimin në detyrën e ministrit të Jashtëm, ata pranuan zhvillimet dhe ushtrimin e ligjshëm të kompetencave kushtetuese nga Presidenti , i nxitur në vendimmarrje për nevojat e mbrojtjes së interesit kombëtar.

Edhe nëse kërkesa e kryeministrit që është, objekt shqyrtimi është paraqitur kohë më pas se të ndodhin këto fakte, çka tregon që paraqitja e kërkesës nuk është objektive dhe nuk  ka për qëllim të zgjidhe ndonjë mosmarrëveshje. Kjo pasi një mosmarrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston aktualisht.

Kërkesa e kryeministrit në gjykatë në interes të kontekstit politik, të tre palët në proces, Kryeministër, President Kuvend, e kanë shprehur tashmë vullnetin përmes akteve , propozim dekret, vendim gjë që tregon qartë se asnjë mos marrëveshje nivelit kushtetues nuk ka lindur dhe realisht nuk ekziston.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA