Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump

25/05/2026 22:55

Tre atentate të raportuara ndaj Donald Trump në më pak se dy vite dhe dhjetëra kërcënime të tjera të parandaluara nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për përshkallëzimin e klimës së urrejtjes dhe dhunës politike në SHBA.

Sipas raportimeve, incidente të lidhura me sigurinë e ish-presidentit amerikan janë regjistruar në zona si Butler, Palm Beach dhe gjatë aktiviteteve të lidhura me darkën e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Autoritetet amerikane po monitorojnë me kujdes edhe aktivitetin në rrjetet sociale, ku sipas mediave është vënë re një trend shqetësues i postimeve që mbështesin apo nxisin dhunë ndaj Trump.

Shërbimi Sekret thuhet se analizon vazhdimisht çdo deklaratë apo koment që mund të interpretohet si kërcënim ndaj Presidentit.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se polarizimi politik në SHBA ka krijuar një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar, ku gjuha e urrejtjes dhe mesazhet ekstremiste po përhapen me shpejtësi në internet.

Ndërkohë, autoritetet federale kanë shtuar masat e sigurisë rreth Trump dhe aktiviteteve të tij publike, ndërsa hetimet për kërcënimet dhe personat e dyshuar vijojnë.

Top Channel