Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital në Jerusalem, zyra e shtypit zbulon arsyen e vizitës
Qeveria e Spanjës prezantoi sot një plan prej 9 miliardë eurosh për të mbështetur tranzicionin energjetik, kryesisht përmes subvencioneve për rinovimin e shtëpive dhe miratimit të një bilete sezonale praktikisht falas për transportin publik.
“Revolucioni energjetik nuk mund t’u sjellë dobi vetëm atyre që mund të ndërrojnë makina, të instalojnë panele diellore në çatitë e tyre ose të rinovojnë shtëpitë e tyre pa ndihmë shtetërore”, deklaroi kryeministri Pedro Sánchez.
“Duhet t’u sjellë dobi të gjithëve”, shtoi ai gjatë prezantimit të projektit të ri, i cili do të bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.
Spanja është në vijën e parë të frontit të ngrohjes globale, me valë të nxehta që po bëhen më të gjata dhe më të shpeshta, që në pranverë, por edhe me vjeshta dhe dimra më të lagësht se më parë.
Spain is rolling out a €9 billion climate social plan — focused on affordable housing and sustainable mobility.
The government aims to submit it to Brussels before the end of the year.https://t.co/jMHGIqkfS0— euronews (@euronews) May 25, 2026
Më hollësisht, 4.7 miliardë euro nga “plani social për klimën” do të ndahen kryesisht për përmirësimin energjetik të shtëpive dhe lagjeve, ndërsa 4.3 miliardë euro do të investohen në lëvizshmëri, duke përfshirë miratimin e një bilete speciale sezonale që do të lejojë përdorimin pothuajse falas të transportit publik.
Megjithatë, miratimi i këtij plani kërkon shumicën në parlament, të cilën qeveria aktuale nuk e ka.
“Na duhet mbështetja e të gjitha grupeve parlamentare”, tha Sanchez, duke përfshirë edhe opozitën e djathtë dhe të ekstremit të djathtë.
Sipas qeverisë, fondet e Fondit Evropian për Klimën Sociale kërkojnë përfshirjen e direktivave evropiane në ligjin kombëtar dhe përputhjen me rregulloret evropiane.
Top Channel