Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë Punonjësja e Bashkia Dibër, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklaratës gjatë dëgjesës publike për Reformën Territoriale, ka reaguar në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, duke thënë se është penduar për mënyrën si u shpreh.
Shqipe Jovani u shpreh se komentet dhe ofendimet në rrjetet sociale e kanë prekur shumë, sidomos për faktin se janë përfshirë edhe fëmijët e saj. “Komentet më kanë mërzitur aq shumë, sepse nuk jam ajo që përshkruajnë komentet. U mërzita jashtë mase shumë. Jam një kryefamiljare, zonjë e nderuar në zonën time“, tha ajo.
Pyetjes nëse është patronazhiste ajo u përgjigj duke thënë “Jam anëtare e PS-së që në vitin 1991, që kur ka qenë Fatos Nano. Mënyra se si më kanë ofenduar ka prekur fëmijët e mi. Kurrë në jetën time nuk jam ofenduar në këtë mënyrë. Kryetari i qeverisë dhe bashkitë kanë bërë punë. S’ka pse të mos e pranojnë që kjo qeveri ka punuar”.
Top Channel