Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital në Jerusalem, zyra e shtypit zbulon arsyen e vizitës
Sergey Lavrov ka informuar homologun e tij amerikan, Marco Rubio, për vendimin e Moskës për të goditur objektet në Kiev që lidhen me forcat e armatosura ukrainase, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu SHBA-së të evakuojë stafin diplomatik nga kryeqyteti ukrainas.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të hënën, Lavrov deklaroi se sulmet ruse janë një “përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme terroriste nga regjimi i Kievit” kundër civilëve në territorin rus.
Russian Foreign Ministry: FM Sergei Lavrov spoke with U.S. Secretary of State Marco Rubio and notified him of Moscow's intention to launch large-scale attacks on Kyiv.
— Open Source Intel (@Osint613) May 25, 2026
Moska theksoi se forcat e armatosura ruse kanë nisur “sulme sistematike” ndaj objekteve në Kiev që përdoren për nevojat e ushtrisë ukrainase, si dhe ndaj qendrave të vendimmarrjes.
Në të njëjtën kohë, Lavrov i kërkoi SHBA-së të tërheqë personelin e ambasadës amerikane nga Kiev, duke iu referuar paralajmërimit të Ministrisë së Jashtme ruse drejtuar vendeve që kanë misione diplomatike në kryeqytetin ukrainas.
Sipas deklaratës ruse, Moska u ka bërë thirrje qeverive të huaja “të sigurojnë largimin e personelit diplomatik dhe qytetarëve të tyre nga Kievi”, mes tensioneve dhe sulmeve në rritje në rajon.
Top Channel