Autobusi autonom përplaset me tramvajin në Suedi, aksidenti ndodhi vetëm një orë pas nisjes së testimeve
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, prej kohësh ndodhet i fshehur, por deri më tani nuk dihet se ku.
Sipas zyrtarëve amerikanë, ai ndodhet në një vend sekret, ku ka kontakte të kufizuara me njerëz të tjerë, qoftë të besuar.
CBS shkruan se sipas burimeve të inteligjencës amerikane, komunikimi me Khamenein bëhet vetëm përmes një rrjeti të ndërlikuar korrierësh, situatë që po shkakton vonesa dhe vështirësi në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
Zyrtarët amerikanë pretendojnë se edhe figurat më të larta të qeverisë iraniane nuk e dinë vendndodhjen e saktë të tij, gjithashtu s’kanë mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë.
Sipas të njëjtave burime, pjesa më e madhe e udhëheqjes iraniane po qëndron prej javësh në bunkerë të fortifikuar nga frika e sulmeve të mundshme izraelite ose amerikane.
“Të shohësh se si përpiqen të komunikojnë mes tyre duket pothuajse si një serial komik. Janë totalisht të dëshpëruar”, deklaroi një tjetër zyrtar amerikan.
Reuters raportoi pak kohë më parë se Khamenei po rikuperohej ende nga plagë të rënda në fytyrë dhe këmbë, të marra gjatë sulmit ajror të 28 shkurtit, ku mbeti i vrarë babai dhe paraardhësi i tij, Ajatollah Ali Khamenei.
Top Channel