Nis revolucioni te Milani/ Kuqezinjtë shkarkojnë Allegrin, Taren dhe Furlanin pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions

25/05/2026 18:50

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, te Milani është marrë vendimi drastik për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili dyshohet se është shkarkuar me efekt të menjëhershëm pas rezultateve të fundit të skuadrës.

Lajmet që qarkullojnë në Itali flasin gjithashtu për një “revolucion” në strukturën drejtuese të klubit kuqezi, ku përveç trajnerit, raportohet se janë larguar edhe figura të rëndësishme të menaxhmentit.

Mes emrave të përmendur janë CEO i klubit Giorgio Furlani, drejtori sportiv Igli Tare, si edhe shefi i skautingut Geoffrey Moncada.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi për këto zhvillime, ndërsa pritet që orët në vijim të sqarojnë situatën e vërtetë në kampin e Milanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Top Channel