Ylli i popit Ariana Grande është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez, në fshehtësi të plotë.

Këngëtarja 27 vjecare, tha “po”-në e shenjtë para më pak se 20 personave gjatë kësaj fundjave. Grande njoftoi në dhjetor se ishte fejuar me agjentin e pronave të patundshme nga Los Angeles, 25 vjeçar.

Martesa u bë në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Një përfaqësues i këngëtares konfirmoi për Asociated Press se çifti u martua në një ceremoni shumë të vogël dhe intime, në praninë e më pak se 20 personave.

Mediat amerikane thanë se ceremonia u zhvillua në pronën e këngëtares në Montecito, një vend i pëlqyer nga të famshmit në Kaliforninë Jugore ku duka dhe dukesha e Saseksit jetojnë po ashtu. Gomez është rritur në Kaliforninë e jugut dhe ka punuar në tregun e pronave luksoze për pesë vite. Grande e ndau lajmin e fejesës së tyre para krishtlindjes në faqen e saj në instagram duke postuar një unazë me perlë dhe diamant në dorën e saj të majtë.

Ata të dy janë frekuentuar prej pak më shumë se një viti.

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA