22/12 20:40
Takimi mes Aristelës dhe Princit ka nisur me debate të ashpra pas përplasjes që patën në studio sepse Blerimi e cilësonte “mashtrues” dhe ai qeshte.
Princi i kërkoi falje gjatë takimit, por Aristela ka ende dyshimet e saj për Princin.
Aristela: Nëse vazhdon me këtë sjellje, nuk dua të dal më as me ty, as me Blerimin.
Princi: Ti mos më thuaj mua mashtrues se e di mirë sa e vërtetë është kjo gjëja. Apo gabohem?
Aristela: Kam dyshime nga ajo situata.
Princi: Nga një e qeshur të lindin dyshime.
Aristela: Ai të thotë 20 herë mashtrues, ti qesh.
Princi: Nuk kam dashur ta kthej në debat. Nuk dua, nuk jam person që zihem.
Aristela: Ai e di që ti mashtron dhe ti qesh.
Top Channel