29-vjeçari që tentoi të qëllonte policinë por u plagos në Fier, në gjendje të rëndë tek Trauma

18/05/2021 13:21
Pamje nga vendngjarja

29-vjeçari Griseld Shpataraku që u plagos ditën e djeshme nga policia në fshatin Gjorgoz të Fierit, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. 29 vjeçari jeton i vetëm në lagjen Mustafa Matohiti në Patos pasi i ati ka ndërruar jetë kohë më parë ndërsa e ëma dhe motrat jetojnë jashtë shtetit. Fqinjët thonë se 29 vjeçari punonte si kamarier në një lokal pranë shtëpisë dhe nuk ishte probleme.

“Ai ishte djalë shumë i mirë, punonte tek ky lokali, nuk është marrë me asgjë as vjedhje asgjë babai i ka vdekur, nënën e ka o në Greqi o në Gjermani se jeton me vajzat e saj”, tha gruaja.

I riu kultivonte kanabis të mbjellë në kubikë në një parcelë në fshatin Gjorgoz, teksa është pikasur nga unformat blu gjatë një kontrolli rutinë. Ai ishte duke ruajtur me armë parcelën me lëndë narkotike.

Pas thirrjes së policisë për të hedhur armën, ai i ka drejtuar kallashnikovin unifomave blu. Shërbimet policore e plagosën 29 vjeçarin duke dashur ta neutralizojne atë.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA