Vetëm tre ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja e dytë e festivalit evropian të këngës, ku do të performojë Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit Shqipërinë.

Anxhela, ishte sot e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, një ditë pasi morri vëmendjen e të gjithëve në tapetin turqoise.

Me një fustan të gjatë të kuq dhe kapelen e madhe, këngëtarja dukej mjaft sensuale. Mediat e huaja dhe komentuesit e krahasuan me këngëtaren Beyonce.

Anxhela rrëfen se ishte përvojë shumë e bukur. “Shumë emocionuese. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, megjithëse kishte rregulla të rrepta për shkak të Covid. Testohemi çdo 48 orë, unë kam bërë dhe vaksinën”.

Artistja, mes emocionesh, thotë se është gati për të performuar dhe shpreson që çdo gjë të shkojë mirë. “Kemi shumë kohë që mendojmë për performancën. Komentet, nga të gjithë kanë qenë të mira. Thuhet se jemi pretendentë për në finale, megjithatë nuk i besoj shumë, dua thjesht të shkojë mirë. Është një eskperincë shumë e bukur, që çdo artist duhet ta përjetojë. Për ne, skena e Eurovision është një kënaqësi e madhe. Është dhe mënyra sit ë trajtojnë, ashtu si duhet të trajtohet vërtet një artist”.

Në provat finale, para nisjes së Eurosong, Anxhela është vlerësuar për vokalin dhe performacën. Është një nga këngëtaret që arrijnë “të pushtojnë” skenën kur këndojnë ‘live’ dhe pritet që juria ta votojë pozitivisht.

Për një kohë të gjatë, Anxhela ka zhvilluar karrierën e saj në Greqi, kështu që thotë se “pres që Greqia të na japë pikë maksimale, kam shok e të afërm atje, shpresoj të votojnë masivisht. Po ashtu, pres vota nga shtetet e tjera ku ka shqiptarë, Zvicra, Anglia…”

Me këngën “Karma”, ajo do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë gjysmëfinale, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.

FOTO GALERI
6/20
Anxhela Peristeri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA