E kishin mbajtur të fshehtë! Mozzik dhe Loredana prindër për herë të dytë, reperja konfirmon lajmin e ëmbël (FOTO)

17/05/2021 21:53

Surprizat nuk kanë fund! Gjejeni çfarë? Këngëtarët e famshëm, Mozzik dhe Loredana, një prej çifteve më të përfolura të showbiz-tit shqiptar, janë bërë prindër për herë të dytë!

Vetëm pak orë më parë, reperja ka publikuar një foto me foshnjën në krahë, të cilën e ka bashkëngjitur me një emoji me dy fëmijë duke lënë të kuptohet se familja e tyre është shtuar me një anëtar të ri.

Të njëjtin imazh e ka ndarë edhe këngëtari Mozzik në rrjetin e tij social “Instagram”, duke konfirmuar kështu lajmin e ëmbël.

Loredana ka zbuluar edhe gjininë e bebit dhe mund të thuhet se Hana tanimë është bërë me një vëllaçko të vogël.

Kjo i habiti të gjithë pasi Loredana asnjëherë nuk e konfirmoi një shtatzëni të mundshme. Menjëherë u ngritën dyshimet për këtë lajm, por në foto vihet re qartë se reperja është në shtratin e spitalit dhe për më tepër ka look-un me të cilin e kemi parë kohët e fundit.

Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Hana, e cila ka mbushur plot 3 vite në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu, Loredana e ka rritur të bijën e vetme që pas momentin që u nda nga këngëtari Mozzik. Nga postimet e muajve të fundit, u dallua qartazi që Loredana dhe Mozzik janë kthyer së bashku por që në asnjë moment ata nuk e kanë pranuar me gojën e tyre.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel