Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri: Duan të shfrytëzojnë ujin e burimit për biznes

17/05/2021 10:31

Banorët e fshatit Lumas kanë dalë sot në protestë kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit për ndërtimin e një ujësjellësi nga ana e bashkisë Kuçovë.

Banorët deklarojnë se ky burim përdoret prej shekujsh nga ata për vaditjen e tokave bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët dhe ata nuk do të lejojnë që të merret nga askush. “Të gjitha fshatrat e komunës së Lumasit janë me ujë të pijshëm dhe ne nuk e kuptojmë se përse duhet ky ujësjellës dhe ku do të shkojë ky ujë. Ne mendojmë se ky projekt është korruptiv dhe se uji i burimit do të shfrytëzohet për biznes, duke shitur ujin nëpërmjet bidonave“, shprehen banorët.

Banorët e Lumasit kanë vendosur të hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës, ku kanë hartuar edhe një peticion që është firmosur sot nga të gjithë banorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA