Maratona në Shkodër, më shumë se 500 fëmijë nga Shqipëria dhe vende të tjera morën pjesë në garë

04/10/2026 20:04

Për të dytin vit radhazi, qyteti kampion i atletikës organizoi “Maratonën e Shkodrës”.

Mbi 500 garues nga e gjithë Shqipëria, por edhe sportistë të huaj, deri nga Argjentina dhe Australia, morën pjesë në garat për fëmijë dhe për moshat mbi 18 vjeç. Profesionistë dhe amatorë, të apasionuar pas vrapimit dhe sportit, u bënë bashkë në një garë që tashmë po merr formën e një feste të madhe sportive për të gjithë qytetin.

Mes garuesve ishte edhe kampionia shqiptare e atletikës, Luiza Gega. Për të, “Maratona e Shkodrës” është edhe një test i rëndësishëm përpara sfidës së radhës, Kampionatit Ballkanik.

Por përtej garës së këtij viti, organizatorët synojnë që “Maratona e Shkodrës” të rritet edhe më tej në edicionet e ardhshme. Garat u zhvilluan në disa kategori, 2.5 kilometra për moshat 10–15 dhe 16–18 vjeç, si dhe 5 dhe 10 kilometra për garuesit mbi 18 vjeç.

Top Channel