“She’s On Top”/ Konkurrentja befason të ftuarin special të jurisë, heq rripin gjatë sfiladës…

16/05/2021 18:56

Flori Gjini ishte i ftuar për të qenë në jurinë e këtij episodi të “She’s On Top”.

Si figurë e njohur dhe e konfirmuar në ekranin shqiptar, Flori vendosi t’i komentojë konkurrentet në bazë të aftësive të tyre për të qenë skenike.

Gjatë sfiladës, njëra nga vajzat befason moderatorin, pasi hoqi rripin nga fustani dhe ia la në prehër. Por, pavarësisht këtij gjesti, duket se ai nuk u “korruptua” dhe e vlerësoi veshjen e saj, si veshjen më të keqe skenike. “Për mua ajo është veshja më e keqe sot për televizion. Sidomos dhe me rripin, bëre mirë që e hoqe. Më vjen mirë që isha unë arsyeja që ta hiqje”.

“She’s On Top”, që prej javës së kaluar ka nisur sezonin e dytë, në “E Diell”, Top Channel për të zgjedhur deri në fund se cila vajzë do të jetë “on top”.

FOTO GALERI
9/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA