Komisioni i Disiplinës ‘nuk kursehet’, pezullohen dy drejtorë klubesh, ka dhe gjoba të majme
Moment pozitiv për Enrico Papën në futbollin rumun.
Mesfushori shqiptar realizoi për të dytën javën radhazi për ndryshe nga sfida e kaluar ndaj Universitateas së Craiovës ku i dha tre pikët skuadrës së tij, këtë herë goli i Papës nuk i mjaftoi Botosanit që u mposht 4-3 me përmbysje nga Academica Clinceni.
Papa realizoi golin e tij të 4-t sezonal në minutën e 45-të duke krijuar përshtypjen se Botosani do të merrte një fitore të thjeshtë pasi rezultati shkoi 1-3, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Academica Clinceni që arriti të triumfonte 4-3 në këtë duel, duke i rrezikuar edhe vendin e 5-të në kampionat Botosanit. Mungoi ndërkohë për arsye dëmtimi shqiptari tjetër Realdo Fili në këtë sfidë.
Top Channel