Kendall Jenner flet për “varësinë” ndaj rrjeteve sociale: Sa më shumë shoh në ekran, aq më shumë largohem nga trupi im

14/05/2021 16:48

Kendall Jenner thotë se nuk është ‘krenare’ për varësië që ka krijuar ndaj mediave sociale.

“Sa më shumë që shikoj në ekran, aq më e shkëputur ndjehem me trupin tim ose me atë që po ndodh para meje”, tregon Kendall Jenner.

25-vjeçarja zbuloi këtë “problem” të vetes, në një intervistë për Vogue. “Ajo që ndikoi më shumë ankthin tim është sasia e negativitetit që unë shoh“, tregon modelja.

Marrëdhënia ime me mediat sociale është paksa problematike tani, gjë që nuk më pëlqen dhe nuk jam krenare ta them këtë, por gjithashtu ndihem sikur është diçka me të cilën ndoshta shumica prej nesh mund të ketë lidhje“, shprehet Kendall në “Open Minded” të Vogue.

Nuk më pëlqen që unë ndiej nevojën për të pasur media sociale në radhë të parë“, vazhdoi Jenner. “Në të vërtetë nuk ka shpëtim nga kjo gjë“.

Kendall Jenner është mjaft aktive në rrjetet sociale, me 163 milionë ndjekës në Instagram dhe rreth 3000 foto të postuara. Po ashtu nuk mungojnë postimet nga udhëtimet dhe momentet që motrat Kardashian-Jenner kalojnë së bashku.

FOTO GALERI
2/13
Kendall Jenner

Top Channel