25/11 16:24
Në takimin e përbashkët mes Olës, Antonelës dhe Çimit, vajzat i thanë konkurrentit të mendohet deri kur të transmetohet takimi në studio dhe të vendosë.
Përgjigjen paraprake, Çimi e jep me dhuratat. Pas trëndafilave, i jep një rrip Olës dhe një xhaketë tradicionale Antonelës. “Është e punuar nga një artizan në Krujë dhe është e gjitha punim dore me fije ari”, tregon ai. Kështu u kuptua se ka një pëlqim më shumë për Antonelën.
“Antonela, më dukej njeri popullor, ka jetuar jashtë, më pëlqen”, tregon ai. Kjo deklaratë “kënaqi Muratin, pasi “hoqi qafe Çimin” nga Ola dhe po ashtu Antonelën që u shpreh se do të vazhdojë njohjen me të”.
Top Channel