Pak ditë më parë, Ledjana Prenga i habiti të gjithë kur nëpërmjet një postimi në “Instagram”, zbuloi se kishte vendosur që të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”.

“Largimi im nga emisioni nuk ka të bëjë as me Mevlanin e as me faktin që ju kam gënjyer gjithë këto kohë. Jam akuzuar 2 herë në atë program për martese të rreme pa asnjë provë, ndaj kjo është një pabesi që më është bërë. Po ju them vetëm diçka , kushdo që vazhdon dhe më akuzon për burrin në Belgjikë dhe thotë kam bomba për Ledjanën, betohem në Zot se sot është dhe ditë e shenjtë se ka për ta paguar shtrenjtë”, shkroi Ledjana në një postim.

Ai që u lëndua më shumë nga ky vendim ishte Mevlani, pasi që të dy ishin deklaruar për njëri-tjetrin në emisionin e dashurisë. Madje gjatë një puntate të “Për’puthen”, ai i bëri të gjithë të dyshonin se mes tyre kishte marrë çdo gjë fund.

Por mesa duket nuk është ashtu! Pasi Ledjana ka postuar së fundmi një video ku shfaqet duke udhëtuar së bashku me Mevlanin. Një ditë më parë, dyshja është takuar me opinionistin e “Për’puthen” Arjan Konomi dhe ky i fundit ka publikuar një video të Ledjanës e Mevlanit.

“Gjatë gjithë kësaj kohe në 9 muaj në Për’puthen shumë njerëz më kanë plasur shpirtin. Ama për dy veta ka plasur dhe zemra. Do thoni ju kush janë, ja shikojini pak aman, mavria është”, shprehet Arjani në video.

Ledjana shfaqet e ulur mbi prehrin e Mevlanit, teksa e përkëdhel nga fytyra. Epo këto momente tregojnë shumë dhe Ledjana me Mevlanin duket se po jetojnë momentet më të mira aktualisht.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA