Janë apo jo bashkë? Teoria që po bën xhiron e rrjetit për lidhjen e mundshme të Jennifer Lopez me Ben Affleck

13/05/2021 15:35

Prej disa ditësh po përfletet për një lidhje të mundshme mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Dyshimet kanë lindur pasi ata herë pas here janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, që kur këngëtarja e aktorja e famshme u nda nga partneri i saj, Alex Rodriguez.

Madje që të dy, pasi morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel, udhëtuan bashkë drejt Yelloëstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

Lidhur me këtë situatë, thuhet se Alex Rodriguez ndihet i shokuar nga ish e-fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.

Por nga ana tjetër, po qarkullon në rrjet një teori e çuditshme, që po hedh dyshime të forta ndaj dyshes J. Lo dhe Ben apo siç quhen ndryshe “Bennifer”. Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka hedhur aludime se sipas saj, “Bennifer” në fakt është një marifet publiciteti.

Ndër të tjera, ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me JLo, që ka mohuar të ketë një romancë mes Ben dhe divës së muzikës.

“Unë kam një lidhje shumë të ngushtë familjare me dikë në kampin e J.Lo. Ne kemi qeshur me lot për këtë histori, dhe jemi të shokuar për faktin se njerëzit po e besojnë këtë. Është një budallallëk“.

Burimi thotë se kjo romancë e përfolur po bëhet për të treguar se Lopez është akoma e dëshirueshme pas thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë se Alex nuk i ka qëndruar besnik.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA