Dua Lipa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve ‘BRIT Awards 2021’.

Këngëtarja shqiptare nderoi ikonën e muzikës, Amy Winehouse gjatë pjesëmarrjes së saj në “Brit Awards” .

25-vjeçarja doli në tapetin e kuq me një stil të bujshëm dhe me një model flokësh që na kujtojnë Amy-n.

Pamja ishte jashtëzakonisht e ngjashme me fustanin e verdhë të Winehouse në ngjarjen e vitit 2007.

Dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve i përkiste vërtet Dua-s, pasi arriti të rrëmbejë çmimin “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për “Future Nostalgia”.

Dua u shpreh e ngazëllyer për triumfin duke thënë: “Dua t’i them falemindeit çdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA