Prej disa javësh, Princi është deklaruar vetëm për Aristelën në emisionin “Për’puthen”, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Madje duket se Aristela është e lumtur që nuk e ka bërë deklaratën, për shkak të disa debateve që kanë ndodhur në studio.

E gjithë kjo erdhi për shkak të afrimitetit, por edhe kunjave, që Princi ka hedhur herë pas here me konkurrentin tjetër, Blerimin.

Për të sqaruar këtë raport mes dy miqve, Blerimi dhe Princi, u ulën ditën e djeshme përballë njëri-tjetrit për t’u ballafaquar. Gjatë kësaj pjese, Blerimi bëri një deklaratë të papritur që askush nuk e priste.

Edhe pse ai ka pasur përplasje shumë shpesh me Aristelën, Blerimi i tha Princit se nuk do të tërhiqet prej saj, sepse ka pëlqim për të. Blerimi u shpreh se do të tërhiqet nga Aristela vetëm në momentin që ajo do të deklarohet për Princin në emision.

“Nëse më kërkon mua që të tërhiqem nga Aristela, sepse ti e dashuron shumë Aristelën, unë nuk të ndihmoj dot këtu. Edhe mua më pëlqen Aristela si femër, pavarësisht se jam zhgënjyer prej asaj fjale, por nuk të ndihmoj dot këtu. Por nëse ajo thotë, Blerim do deklarohem për Princin apo dua atë dhe jo ty, unë do e respektoj. Por të lutem mos ma merr për keq, nëse nuk tërhiqem për këtë gjë”, u shpreh Blerimi.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA