Një javë më parë, Sara dhe Geliani, vendosën që të deklaroheshin vetëm për  njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”.

Por të gjithë mbetën pa fjalë kur Sara u shfaq në krahët e Atdheut dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Shih para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah një fotografie me Sarën. “Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Ndërkohë me rastin e ditëlindjes së Fation Kuqarit, Sara dhe Atdheu ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Geliani nuk u pa gjëkundi. Madje Sara dhe Atdheu publikuan foto e video në momente romantike, ku shfaqeshin të përqafuar e duke u puthur me njëri-tjetrin.

Siç duket këto zhvillime Geliani nuk i ka pritur mirë dhe ka shpërthyer kundër Sarës përmes një postimi në “Instagram”.

“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkruan Geliani.

Ai nuk e ndjek më Sarën në “Instagram”, ndërsa Atdheu vazhdon të jetë pjesë e listës së miqve të tij.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA