Si i shmangen rregullave familjet mbretërore? Disa hile që i përdorin për të ‘kapërcyer’ situatat e pakëndshme

12/05/2021 22:56

Ashtu si të famshmit, edhe pjesëtarët e familjeve mbretërore janë gjithmonë në fokusin e kamerave.

Publiku diskuton çdo hap që ata hedhin dhe çdo gjest që bëjnë. Kjo është arsyeja pse ata duhet të kujdesen për pamjen e tyre si askush tjetër. Në mënyrë që të duken gjithmonë perfekte, zonjat mbretërore përdorin disa hile të vogla por të dobishme.

Bright Side zbulon disa prej këtyre “sekreteve” dhe ju mund t’i ndiqni në foto galerinë më poshtë.

FOTO GALERI
5/6
Këpucë, në masa të ndryshme nga masa e këmbës/ Kate Middleton duhet të kalojë disa orë në ditë në këmbë për shkak të pozicionit të saj. Kjo është arsyeja pse ajo është kaq e kujdesshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve. Dukesha zgjedh madhësinë e saj të këpucëve në varësi të modelit dhe markës. Për shembull, Kate kryesisht blen këpucë verore gati një numër më të madh, pasi e ndihmon të shmangë flluska në rast se këmbët i fryhen nga temperaturat e larta.

Top Channel