Moderatori i njohur reagon pas vrasjes së 27-vjeçarit nga shoku i tij: Shihemi në botën tjetër…

12/05/2021 11:31

27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në Tiranë nga Marius Dema, nuk ishte një fytyrë e panjohur për publikun.

Shpesh ai shoqërohej me reperë të njohur, si dhe ka qenë pjesëmarrës në disa videoklipe. Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të moderatorit Meriton Mjekiqi dhe reperit Meriton Ademi.

Edhe Mjekiqi ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mikut të tij Mehmet Qemës.

 “Do na mungosh, Të dua dhe pse nuk je më në mesin tonë vëllai im, gjithmonë je në zemrën time. Shihemi ishallah në botën tjetër BigG”, shkruan ai.

Si ndodhi ngjarja?

27-vjeçari Mehmet Qema ka qenë i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji” në Tiranë bashkë me shokët e tij, jashtë orës policore të vendosur në kuadër të masave anticovid. Ndërsa shoku i tij Marius Dema fillon e luan me armën, papritmas ajo shkrepet dhe Qema qëllohet me plumb në gjoks.

Dëshmitarët, mes tyre edhe Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt, por një pakujdesi solli vdekjen e të riut.

Viktima kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe njihej me nofkën “Tallman”, ose “Hasjanali”, ndërsa ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash. Kjo ngjarje solli edhe zbulimin e një makinerie që prodhon monedhën virtuale Bitcoin, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel