Sindi dhe Blerimi zhvilluan takimin e dytë me njëri-tjetrin jashtë studios.

Sindi pyet Blerimin se si e sheh marrëdhënien mes tyre dhe përgjigja e Blerimit ishte pozitive. “Është mbushur bateria 30-40%, nuk kemi pasur ndonjë pengesë”, tha ai.

Më tej, nuk nguroi t’i thoshte kritikat që kishte për të: Nuk më ka pëlqyer kur the kanë ngelur ca minj këtu, luanët janë jashtë. A e ke pasur dhe për mua?

Sindi: Nuk kam pasur asgjë personale me ty

Blerimi thotë së më parë ka qenë i distancuar nga Sindi por tashmë e sheh ndryshe. “Kemi pasur kahje të tjera. Kemi bërë vetëm 2, 3 minuta muhabete në ‘backstage’”, rrëfen Blerimi.

Sindi: Nuk kam asgjë tendecioze me ty!

Blerimi: I bie urën e kemi kaluar?

Sindi: Po!

Në studio, konkurrentja thotë se është në proces njohjeje me Blerimin.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel