Viktima dhe autori i vrasjes në Tiranë ishin miq të shqiptarit që vinte në rresht ushtarët grekë, ja momenti kur përmend emrat e tyre

11/05/2021 09:58

Shqiptari, i cili alarmoi autoritetet greke të ushtrisë teksa detyronte ushtarët të përmendnin emrin e moderatorit “Meriton Mjekiqi”, ishte edhe mik me viktimën dhe autorin e vrasjes në lagjen “5 maj” në Tiranë.

Në pamje dëgjohet momenti kur thotë: “Përshëndes krejt shokët e mi të 5 majit, Marius Dema, Emiljan Pjetra, Erlin Peka, Tallman, Gjoni Blackcent”. Marius Dema ishte autori i vrasjes së Mehmet Qemës, i cili njihet ndryshe me nofkën Tallman, të cilën e përmendin edhe në video.

Siç shihet, njëri prej shqiptarëve i cili duket se ka rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet. Kujtojmë se në Greqi, ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

Si ndodhi vrasja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema.

Mësohet se Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe pesë shtetas të tjerë për veprën penale moskallëzim krimi. Në kërkim janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.

Bëhet e ditur se një prej personave të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është edhe ish i dashuri i Baby G, Blerim Hoti, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i reperit Stresi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA