Të gjithë gazetarët e kujtojnë me nostalgji atë kohë, edhe pse një nga periudhat më të vështira si profesionale ashtu edhe jetësore.

“Kam nisur shumë e re të punoj për Koha Jonë. Në fillim nisa te suplementi letrar AKSI që dretohej nga Teodor Keko. Më pas botuesi I gazetës Koha Jonë, pasi pa një intervistë timen aty, më ftoi të bëja rubrikën e intervistës aty. Gazeta ishte opozitare, sulmohej nga qeveria dhe nuk ishte e lehtë të punoje.

Mendoj se nuk kemi qenë aq shumë agresiv se sa kanë qenë politikanët . Ka qenë një kohë tjetër, frymë tjetër, ka qenë këmbëngulja jonë shumë e madhe dhe besimi që po ndryshonim diçka. A ishim naiv, po ishim. Mendonim se duke denoncuar do të vendosnim shtetin e së drejtës” u shpreh Jonila Godole, Gazetare “Koha Jonë”1994-1997

Gazetarët në atë kohë, “Koha Jonë” i rekrutonte përmes konkursit me thirrje në faqet e saj.
“Shkova, konkurova bashkë me disa të tjerë dhe më kujtohet tani ishin tre pyetje mes të cilave trilloni një lajm. Mbaj mend që asokohe ishte një situatë e tensionuar pozitë-opozitë, situatë padurimi dhe kërkoheshin zgjedhje të parakohshme. Trillova lajmin: Berisha shpall zgjedhjet e parakohëshme.

Të nesërmen që I binte data 1 tetor në gazetë doli njoftimi që kisha fituar dhe fillova punë. Aty nisi eksperienca e parë profesionale, isha 20vjeç në gazetën më të madhe të vendit, ishte një kënaqësi e paparë se ishte një mjedis kulturalisht, politikisht, mjedisi më i rëndësishëm dhe më i zilepsur i Tiranës së asaj kohe.”u shpreh Henri Çili, Gazetar “Koha Jonë”1995-2000
Ilir Babaramo është një tjetër gazetar që karrierën e tij do ta niste në redaksinë e “Koha Jonë”. Fillimisht si korrespondent i Gjirokastrës e më tej në sektorin e politikës së gazetës në Tiranë.

“Ka qenë një periudhë pas zgjedhjeve të 26 majit gati një vit rresht kur Berisha kontrollonte gjithçka dhe e vetmja hapësirë që nuk kontrollonte dot ishte “Koha Jonë”. Madje kontrollonte edhe kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, e vetmja hapësirë që nuk kontrollonte ishte gazeta Koha Jonë. Për këtë arsye Koha Jonë u bë më shumë se një gazetë.”u shpreh Ilir Babaramo, Gazetar “Koha Jonë”1994-1997

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA