Pasi “theu” rrjetin me fotot e fundit për “Vogue”, Billie Ellish thotë se nuk do të postojë më: Duket e pavërtetë!

11/05/2021 20:35

Billie Eilish “theu” internetin më 2 maj pasi publikoi fotot e rralla që publikoi në rrjetet sociale.

Ajo pozoi për “British Vogue”, në numrin e qershorit. Në pozat dhe paraqitjen e saj, tema ajo dukej “klasike, si të vinte nga një kohë e vjetër”. Por reagimi i fansave ndaj pamjes së saj të re nuk e ka entuziazmuar plotësisht këngëtaren.

19-vjeçarja u shfaq në episodin e fundit të “The Late Show”, me Stephen Colbert të hënën për të diskutuar reagimin ndaj setit të saj fotografik. Pasi ndau imazhet në Instagram, Eilish theu rekordin për marrjen e një milion pëlqimesh në një foto brenda më pak se gjashtë minutash.
Eilish tha se e gjithë situata ishte një “çmenduri” dhe “surreale”, duke e bërë atë nervoze për postimet në të ardhmen.

Mendoj se më shumë se emocion, thjesht më bën të mos dua kurrë të postoj përsëri“, tha ajo në emision. “Ndihem sikur doja të postoja më shumë kur më pak njerëz të interesoheshin. Dhe tani që më shumë njerëz janë aty, për mua është e frikshme. Por është dhe e mahnitshme!”
Fituesja e Grammy ka ndryshuar vazhdimisht paraqitjen e saj me kalimin e viteve. Kantautorja u shfaq me flokët e reja, bjonde muajin e kaluar.

Por, veshjet në setin fotografik kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Vetë artistja pranoi se nuk priste që të gjitha fotot të priteshin mirë dhe të komentoheshin pozitivisht.
Të tregosh ose të mos tregosh trupin tënd dhe të tregosh lëkurën nuk duhet të merret si mungesë respekti”, tha ajo në intervistë, duke e përshkruar setin për Vogue, si jashtë zonës së saj të konfortit.
“Gjithçka ka të bëjë me atë që ju bën të ndiheni mirë. Nëse doni të bëni një operacion, bëni operacion“, shtoi Eilish. “Nëse doni të vishni një fustan që dikush mendon se dukeni të shëndosha, por ju ndiheni mirë, visheni”.

Pas seksionit fotografik viral, Eilish po përqendrohet në publikimin e ardhshëm të albumit të saj të dytë në studio, “Happier Than Ever”, më 30 korrik. “Jam shumë e emocionuar për këtë album,” i tha ajo Colbert në klip. “Është gjëja ime e preferuar që kam krijuar ndonjëherë. Jam shumë krenare për të”.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA